Ramës i ankohen në Finiq: Na ikin dritat

Gjatë vizitës në Finiq, kryeministri Rama u ndesh me ankesat e kryetarit të Bashkisë, Kristaq Kiço. Ky i fundit i kërkoi kreut të qeverisë përmirësim të sistemit elektrifikues, pasi banorët shpeshherë nuk kanë drita.

“Më shqetësues këtu është problemi i energjisë elektrike. Në këto fshatra nuk është bërë asnjë investim që prej 1975 kur është bërë elektrifikimi”, ngriti shqetësimin Kristaq Kiço.

“Kjo situatë është në një pjesë jo të vogël të zonave sepse nuk është investuar që prej kohës së elektrifikimit. Ne kemi investuar në shumë zona, por s’mund t’i kapim të gjitha”, reagoi Rama.

SHKARKO APP