“Ramës i mungon vullneti, ose e ka negativ”, Bylykbashi: Pse e mbajtëm për momentin e fundit tryezën
I mandatuari i PD, për tryezën e përbashkët të Reformës Zgjedhore Oerd Bylykbashi i ftuar në emisionin ‘Real Story’ të News 24, me gazetar Sokol Ballën ka thënë se u mbajt për në fund lajmi për tryzën e përbashkët për Reformën Zgjedhore për shkak të vonesave të palës tjetër.
Gjithashtu ai thotë se ajo që ka më shumë rëndësi është pikërisht ngritja e Këshillit Politik jashtë parlamentit, pasi dje Rama ishte i bindur se ajo do të zhvillohej brenda Kuvendit, sot jashtë. Por ai shton se kryeministrit i mungon qartazi vullneti, ose e ka negativ.
‘’E gjithë kjo që ka ndodhur këto ditë, jo ai dokument kompromisi, duhet zhveshur nga deputetët plus “paqe, dakordësi, etj”. Ai përcakton rregullat me të cilat ne do përballemi, pa kompromis për Reformën Zgjedhore. Është detyrim që Shqipëria ka karshi OSBE. Shqipëria me këtë barrë të rëndë, merr sot drejtimin e këtij institucioni. Ajo që ne na duhet është një dy muajsh shumë intensiv për të bërë një Reformë Zgjedhore, ku të mos ketë shit-blerje votash, cenim të votave. Reforma Zgjedhore është kushti.
Ky dokument ka përcaktuar vetëm rregullat me të cilat ne do të përballemi për Reformën Zgjedhore. Ramës i mungon qartazi vullneti ose e ka atë negativ. U mbajt për moment të fundit vendimi për pjesëmarrjen në Tryezën Zgjedhore për shkak të vonesave nga pala tjetër pasi kishte tentativa vonese nga pala tjetër. Këshilli Politik ka shumë vlerë, kjo është më e rëndësishmja. Dokumenti ka bërë që palët të angazhohen, jashtë parlamentit, dhe mos bëhet Reforma Zgjedhore siç i do qejfi.
Ajo s’mund të bëhet në Parlament, do të bëhet jashtë saj dhe me ekspertë jashtë parlamentit. Rama flet shumë i bindur se Reforma do bëhet në Kuvend dhe ja ku jemi sot.
Prioritetet tona përputhen me ato të ODIHR. Reforma Zgjedhore nuk do të qëndrojë si gjylë në këmbët e shqiptarëve. Zgjedhjet janë e vetma zgjidhje për krizën politike. Sot demokracia ka rënë dhe kushtetuta bashkë dhe është shumë e rrezikshme.’’- tha Bylykbashi.