Ramës nuk i bën përshtypje skandali legalizimeve, flet për vaksinimin
145 mijë doza janë siguruar nga kontrata e Bashkimit Europian me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer që BE do të shpërndajë në rajon.
Lajmin e ka dhënë vetë Kryeministri në një postim në rrjetet sociale, teksaka falënderuar Komisionin Europian, Presidenten Von der Leyen, komisionarin Varheley dhe ambasadorin Soreca për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë në këtë situatë të vështirë pandemi.
“Shqipëria siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e Bashkimit Europian me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer që BE do të shpërndajë në rajon
Plot 145 mijë vaksina nga 651 mijë gjithsej për Ballkanin Perëndimor, do t’i marrë Shqipëria, kështu që herë tjetër mos të nxitohen analistët gjithologë dhe politikanët llogjellogë, kur gjykojnë qëndrimet e mia si kryeministër europian ndaj BE, në emër të popullit shqiptar
Shumë faleminderit Komisionit Europian, Presidentes Von der Leyen, Komisionerit Varheley dhe ambasadorit Soreca, që e dëgjuan, respsektuan e përsëri po e ndihmojnë Shqipërinë, si miq të çmuar të këtij popull.”– shkruan Rama.
Po ashtu, Rama reagon serish per vaksinimin, ndersa asnje fjale nuk nxjerr per mega-skandalin me legalizimet e bllokuara qellimisht per te mbajtur peng qindra-mijera shqiptare per votave.
“Nuk ka nder më të madh për mua se udhëheqja e kësaj lufte për ju e me ju dhe nxjerrja së afërmi e Shqipërisë përtej tunelit të pandemisë, më shpejt se shumë të tjerë në Europën ku jetojmë”, shprehet Rama.