Ramush Haradinaj vizitë në Shkodër: I kënaqur që jam te Baca Is

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka nisur sot vizitën zyrtare në Shkodër. Së bashku me kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi ka vendosur kurora me lule tek busti i Isa Boletinit.

Pas vendosjes së kurorave Haradinaj tha se është i kënaqur që ndodhet në një qytet si Shkodra që e ka shpallur “Qytetar Nderi” në kohën kur ishte i burgosur.

Ai theksoi se vazhdon puna për formimin e ushtrisë së Kosovës dhe se për këtë ka marrë mbështetjen e partnerëve dhe aleatëve të huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur për akuzat se ushtria e Kosovës nuk mund të formohet Haradinaj refuzoi të përgjigjet duke thënë se është i kënaqur që ndodhet sot tek Baca Is. Haradinaj do ketë një vizitë në bashkinë Shkodër dhe në një prej muzeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?