“Range Rover-i” përplaset me “Benz-in” në Fier, vdes në vend 48-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në qytetin e Fierit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostraden Levan –Tepelenë, në fshatin Buzmadh.

Nga përplasja e dy automjete me njëra-tjetrën ka humbur jetën një 48-vjeçar me iniciale A.M, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

“Në datën 28.09.2017, rreth orës 16:20, në autostraden Levan –Tepelenë, në fshatin Buzmadh, mjeti tip “Range Rover” me targa AA 007 RB me drejtues shtetasin A.A, 55 vjeç, banues në Vlorë, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A.M, 48 vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier,” shkruhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen shtetasi A.M. Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier shtetasi A.A dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?