Raporti: 85 % e nxënësve provojnë drogën për kureshtje ose për t’u dukur
Ndikimi i shoqërisë dhe konfliktet në familje janë gjithashtu disa nga shkaqet pse fëmijët i drejtohen përdorimit të drogës. Shqetësimet kryesore të identifikuara nga fëmijët në sondazh kishin të bënin me faktin që më shumë se 60% e fëmijëve thonë që numri i përdoruesve të substancave narkotike ka tendencë të rritet vazhdimisht 53% e fëmijëve thonë që paratë për të blerë drogën sigurohen nëpërmjet vjedhjes, marrjes së parave borxh apo shitjes së drogës.
Këta të mitur që u përfshinë në anketim u bënë thirrje prindërve të jenë më të vëmendshëm ndaj tyre. Por dhe braktisja e shkollave sidmos për arsye ekonomike është një tjetër problem e duhet të ketë vëmendje.
Për realizimin e këtij raporti janë angazhuar grupet e Drejtuara nga Fëmijët nga qendrat e Save the Children të cilët anketuan 450 fëmijë në 12 shkolla.
Sidorela Lepuri
KOHA JONË SONDAZH

