Raporti: Gazetarët censurohen

Raporti i rrjetit “Gazetarë të Sigurt”, referon se mediat po normalizojnë praktikën e shantazhit në funksion të punës së tyre. Gazetarët me profil investigativ, janë penguar për të bërë punën e tyre, pasi aksesi për të marrë informacion publik ka qenë tejet i vështirë.

Sipas raportit, hapa prapa janë bërë edhe në autoritetin rregullator të medias dhe në RTSH. Në AMA u caktua si drejtues një person i lidhur politikisht me partinë në pushtet, ndërsa televizioni publik mbeti 7 muaj pa drejtor.

Raporti po vë në dukje se në vend ka një mjedis mediatik të mbipopulluar që operojnë në një treg të kufizuar reklamash, ndërsa disa pronarë i përdorin ato si mjet për ndikim politik dhe përfitime ekonomike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?