Raporti i Antimafias: Krimi shqiptar më i degëzuar, kanuni…

Në raportin e Ministrisë së Brendshme të Italisë dërguar në Parlamentin vendas për periudhën janar-qershor 2017, thuhet se krimi shqiptar mbetet organizata më e degëzuar e huaj në Itali, me një kapacitet të lartë për rivitalizimin dhe rinovimin e rangjeve dhe bazave operacionale.

Raporti thotë se “ata tregojnë gjithashtu një natyrë të dhunshme të theksuar në kryerjen e veprave kriminale dhe një lëvizshmëri ekstreme në territor, gjë që u lejon atyre të zgjerojnë në mënyrë progresive fushën e interesave kriminale. Këto interesa shpesh ndahen me grupe italiane, si në fushën e drogës, shfrytëzimin e prostitucionit dhe krimet kundër pronës”.

Një fakt intereson që thekson raporti italian, është se grupet shqiptare mbështeten në rregulla kanunore, një kod zakonor që daton në shekullin e 15-të që është alternativë ndaj rregullave të shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raporti thotë gjithashtu, se grupet kriminale shqiptare kanë aleanca historike me organizatat mafioze italiane, duke nënvizuar se “marrëdhënia ndërmjet klaneve shqiptare dhe krimit të Puglias meriton një përmendje të veçantë, gjithashtu për shkak të afërsisë gjeografike mes dy vendeve, teksa portet në Adriatik mbeten vendet e privilegjuar për trafikun e paligjshëm nga Ballkani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?