Raporti i DASH-it, Basha reagon ashpër: Bashkia e Tiranës, parajsë e pastrimit të parave të Ndragheta-s

Për Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, e zezë mbi të bardhë është e thënë sot në raportin e Departamentit të Shtetit mbi pastrimin e parasë se qeveria shqiptare nuk bëri asgjë kundër pastrimit të parave.

“Pastrimi i parave, në çdo qelizë të shtetit. Bashkia e Tiranës, parajsë e pastrimit të parave të Ndragheta-s. Trafik droge, evazion dhe kontrabandë nën qeverisjen e Edi Ramës.

Edi Rama dhe vartësit e tij vodhën ushqimin e pacientëve me tendera sekretë. Ky është shkaku i paralizës së biznesit dhe sipërmarrjes.

Shqipëria në vendnumëro me Ramën. Do të çlirojmë duart e drejtësisë për t’i vënë prangat të korruptuarve.

Pas 25 prillit, zbatimi i hekurt i ligjit për të gjithë ata që kanë shkaktuar vuajtje, dhimbje, varfëri dhe shpopullim. Qeveria ime, pavarësi e plotë e drejtësisë, duart larg nga drejtësia”, tha Basha.

SHKARKO APP