Raporti i delegacionit holandez: Numri i dënimeve të nivelit të lartë, zhgënjyes

Parlamenti Holandez ka publikuar raportin e vizitës në Shqipëri të delegacionit holandez në Tiranë në 6-8 maj.

Në raport thuhet se Shqipëria po bën përparim serioz në reformat gjyqësore.

“Në rreth 40% të rasteve, zyrtarët janë shkarkuar, në apel, shumica e rasteve janë pranuar. Procesi i verifikimit dhe vlerësimi i kandidatëve të cilët kanë aplikuar për pozita në SPAK janë aktualisht në vazhdim”, thuhet në raport.

Swiss Digital Desktop Reklama

Delegacioni i deputetëve holandezë kritikon nivelin e dobët të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa këshillon dialogun si zgjidhjen e vetme për çdo problematikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Raporti nuk jep një qëndrim përfundimtar mbi votën e Holandës për hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Delegacioni holandez bën të ditur se vendimi do të merret pas konsultimeve me faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?