Raporti i fundit i OBSH: Shqipëria nuk ka transmetim komunitar
Situata e shkaktuar nga Covid -19 mbetet serioze në të gjithë e globin e po kështu edhe në vendet e Ballkanit Perendimor.
Në raportin e fundit, që mban datën 2 gusht 2020, OBSH ka prezantuar për secilin vend situatën e përhapjes së virusit bazuar në transmetimin e tij. Sipas këtij raporti, Shqipëria nuk ka një përhapje komunitare, por grupe rastesh, çka do të thotë se ka ende kohë dhe vend për masa që ta parandalojnë përhapjen e gjerë konunitare të virusit.
Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, jep disa interpretime te raportit.
“Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Pergjithshem i Organizates Boterore te Shendetesise, kur deklaroi pandemine sqaroi edhe qe:
“…Nese shtetet hetojne, testojne, trajtojne, izolojne, gjurmojne dhe mobilizojne personelin e tyre (ne pergjigjen ndaj infeksionit), shtetet me pak raste COVID-19 mund te evitojne qe ato raste te kthehen ne grupe, dhe qe ato grupe te kthehen ne transmetim komunitar…”
OBSH nuk ka nje perkufizim specifik per transmetimin ne grup (cluster transmissions). Ky perkufizim mund te perdoret per te pershkruar infektime qe jane shume te perqendruara ne nje lokalitet te kufizuar, shpesh brenda familjes apo rrethit te ngushte profesional ose shoqeror. Ne keto raste, burimi i infektimit njihet dhe mund te gjurmohet prapa. Sipas OBSH-se: “Transmetimi komunitar evidentohet nga paaftesia per te lidhur gjurmet e rasteve te konfirmuara permes zinxhirit te transmetimit per nje numer te madh te ketyre rasteve”, ka shkruar mjeku në një publikim në facebook.
Më tej, duke marrë si model ngjyrat e semaforit, Alimehmeti vë në dukje se situata është shumë problematike në Kosovë.
“Pra, permes nje thjeshtimi epidemiologjik mund te themi se ne gjuhen e semaforit:
E gjelber – Raste sporadike me COVID-19 ose aspak raste
E verdhe – Grupe rastesh me COVID-19
E kuqe – Transmetim komunitar i COVID-19
Sipas Raportit te Situates nr. 195 te OBSH (2 Gusht 2020), te bashkengjitur:
Shqiperia – Grupe rastesh
Maqedonia e Veriut – Grupe rastesh
Mali i Zi – Grupe rastesh
Kosova – Transmetim komunitar
Serbia – Transmetim komunitar
Bosnje-Hercegovina – Transmetim komunitar
Po ashtu, si Grupe Rastesh paraqiten edhe vendet e BE-se fqinje si Italia, Greqia, Kroacia, Sllovenia.
Në postimin e tij, mjeku thekson se shtetet si Shqipëria që ende kanë grupe rastesh janë në gjendje të evitojnë përkeqësimin e situatës.
Pra, shtetet me grupe rastesh jane ende epidemiologjikisht ne gjendje qe te evitojne perkeqesimin e situates duke:
Ruajtur distancen fizike (2 metra)
Ruajtur higjienen e rregullt te duarve
Mbajtur masken nese nuk ruhet dot distanca fizike
Kujdes të madh Kosovës sepse situata ka dalë jashtë kontrollit epidemiologjik”, shkruan mjeku.