Raporti i Komisionit Europian: Shqipëria ka kontribuar në menaxhimin e flukseve të emigracionit drejt BE-së

Shqipëria po ecën kënaqshëm në procesin e Integrimit Europian, me angazhim serioz për negociatat, ndërsa përparimi në sistemin e drejtësisë dhe rritja ekonomisë janë në drejtimin e duhur, teksa theksi kritikues vihet te klima politike e cila është e polarizuar.

Këto janë pikat kryesore të progres raportit të Komisionit Evropian për Shqipëri, raporti i parë nga Brukseli pas përfundimit të fazës së parë të negociatave me procesin screening, raporti i të cilët u publikua në fund korrikun e kaluar. Po ashtu KE vlerëson pozitivisht Shqipërinë sa i përket rolit të saj në menaxhimin e flukseve të emigracionit drejt BE-së.

”Kuadri ligjor për migracionin përputhet kryesisht me atë të BE-së, por ka nevojë të përditësohet në përputhje me zhvillimet në anën e BE-së. Shqipëria ka kontribuar në menaxhimin e flukseve migratore të përziera drejt BE-së duke bashkëpunuar për zbatimin e planit të veprimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor”.

SHKARKO APP