Raporti, mbi 1 milion shqiptarë dolën nga vendi në 3 muaj

Mbi 1 milion, është numri i shtetasve shqiptarë që dolën nga territori i Shqipërisë gjatë tre muajve të parë të 2022. Sipas një raporti nga INSTAT, është 1.053.690.

Numri i shqiptarëve që kanë dalë nga vendi gjatë muajve janar, shkurt, mars 2021 është rritur 39,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin mars, numri i shqiptarëve që kanë dalë nga vendi është 388.067, një rritje me 51,7 % krahasuar me mars 2021.

INSTAT raporton se daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit mars 2022, janë 689.064, duke shënuar një rritje me 66,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?