Raporti me 600 faqe për kriminalitetin mafioz, bandat shqiptare me shtrirje ndërkombëtare
Kriminaliteti shqiptar në Itali është tipik mafioz dhe ka një shtrirje ndërkombëtare më disa vende të Europës e në Amerikën e Jugut e në atë Qendrore.
“Grupet kriminale në Itali janë në evolucion të vazhdueshëm prej vitesh e përbëjnë një nga shprehjet më të artikuluara të kriminalitetit etnik në Itali”, thuhet në raportin e gjashtëmujorit të parë të vitit 2020 të Departamentit të Antimafias Italiane , prezantuar pak orë më parë në Dhomën e Deputetëve të parlamentit Italian.
Raporti prej 600 faqesh përbën një panoramë të përgjithshme të kriminalitetit mafioz në Itali e të grupeve të huaja që veprojnë në këtë territor e ndërveprojnë më mafian italiane.
Gjashtëmujori i parë i vitit 2020 përket me periudhën e parë kohore të lockdown të kushtëzuar nga pandemia globale e aktivitetit investigativ e operativ i Antimafias Italiane ka zbardhur e ka konfirmuar se organizatat kriminale mafioze kanë vepruar me një strategji të caktuar për të konsoliduar kontrollin e tyre në territor si elementi thelbësor për mbijetesën e tyre e për të shtuar pasurinë ekonomike. Kontrolli i territorit e disponueshmëria financiare ka shtuar konsensusin social ndaj tyre përmes asistencës ekonomike ndaj sipërmarrësve të vegjël e të mesëm në vështirësi e që më pas janë bërë instrument riciklimi kapitalesh të paligjshme.
Raporti sinjalizon se në territorin italian përveç individëve kriminalë shqiptarë të cilët përfshihen në vepra penale në mënyrë individuale duke u bërë pjesë e grupeve mafioze italiane, në Itali veprojnë grupe kriminale shqiptare “që kanë një organizim strukturor të qëndrueshëm e të rrënjëzuar në të gjithë territorin e me një mënyrë veprimi të njëjtë me mafiet tipike.”
Mafiet shqiptare janë të prirura të përdorin dhunën e kërcënimin jo vetëm për fajdet e brendshme në menaxhimin e tregtisë së drogës, por dhe bashkërezistencë më organizatat kriminale vendase.
Raporti i Departamentit të Përgjithshëm të Antimafias Italiane përshkruan karakteristikat e grupeve kriminale shqiptare në Itali që bazohen ën lidhje familjare apo në prejardhjen e tyre nga i njëjti qytet shqiptar, duke ndarë të njëjtën mënyrë sjellje.
Aktiviteti kriminal shqiptar në Itali është trafikimi i lëndëve narkotike, i armëve, e i qenieve njerëzore me qëllim prostitucioni. Të ardhurat nga trafiku i drogës investohen për blerjen e lëndëve narkotike me qëllim trafikimin e tyre në nivel ndërkombëtar.
Grupet më të strukturuara kriminale shqiptare kanë një konotacion ndërkombëtar me grupet homologe në Hollandë, Belgjikë, Austri, Austri, Britani e Madhe, Gjermani, Francë, Spanjë e në Amerikën qendrore e Jugore. Këto grupime kanë kontaktet e tyre me bazë në Shqipëri, sidomos për aktivitetet më komplekse kriminale.
Hetime e kryera nga Departamenti i Antimafias Italiane gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2020 kanë vërtetuar veprimin e grupeve kriminale shqiptare në kontekst europianë për trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria si marijuanë, hashash e heroinë si dhe për trafikimin e kokainës nga Hollanda e nga Amerika e Jugut.
Për trafikimin e drogës në Itali , grupet kriminale shqiptare përdorin rrugën detare përmes brigjeve pulieze e molisane (Puglia e Molise rajone) apo përmes Brennero kufirit tokësor mes Italisë e Zvicrës, duke përdorur metodën e automjeteve të modifikuar enkas për fshehjen e drogës e kryesisht nga grupet që furnizohen me lëndë narkotike nga grupet homologe me veprim në Europën Veriore.
Grupet kriminale shqiptare kanë një disponueshmëri të lartë armësh e burimesh financiare, si dhe lëndësh narkotike me çmime mjaft konkurruese , gjë që ka bërë që të materializohen në raporte fitimprurëse me mafien autoktone italiane e pa konfliktin e kontrollit të territori, pasi shqiptarët merren vetëm me prokurimin e shitjen e drogës.
Ndër operacionet e suksesshme të gjashtëmujorit të parë të vitit 2020 është operacioni “Goditja finale ” i ekzekutuar më 26 shkurt 2020 nga Antimafia e Lecces (Puglia) , i cili çoi në shkatërrimin e një grupit trafikantësh italiano-shqiptarë me aktivitet në trafikun e drogës e armëve e në ekzekutimin e 72 urdhër arrestimeve. Ky operacion zbardhi lidhjet e kriminaliteti shqiptar me klanet Pepe e Brigandi të mafias Sacro Corona Unita .
Më 4 maj 2020, operacioni i koduar “Këpucët” zbardhi lidhjet e kriminalitetit shqiptar me klanet mafioze Santapaolo-Ercolano të mafias siciliane Cosa Nostra e në arrestimin e 2 shqiptarëve.
Më 8 qershor 2020 operacioni i Antimafias Italiane i koduar “Maska” shkatërroj një trafik kokaine mes Shqipërisë, Italisë, Rumanisë, Gjermanisë e Anglisë e zbardhi lidhjet e kriminalitetit shqiptar me mafian kalabreze Ndrangheta e familjet mafioze Varca-Crivaro.
Po në qershor të 2020 operacioni “Eat Enjoy”, shkatërroj një grup kriminal shqiptar që trafikonin heroinë e kokainë nga Hollanda në lidhje me mafian kalabreze Ndrangheta e familjen Gallico.
Më 17 qershor 2020 operacioni i koduar “Rinascita Scott”, zbardhi lidhjet e kriminalitetit shqiptar me mafian kalabreze Ndrangheta e përfshirjen e disa shtetasve shqiptarë në Megaprocesin i cili vuri nën arrest mbi 300 bosa mafiozë. Ky operacion shkatërroi një grup trafikantësh italo-shqiptarë mes Brazilit e Shqipërisë që trafikonin kokainë për llogari të familjes mafioze Moncuso, fitimet e të cilit pastroheshin në Britaninë e Madhe.
Sipas raportit të Departamentit të Përgjithshëm të Antimafias Italiane, rajoni i Puvglais mbetet, pika nevralgjike e hyrjes së drogës nga Shqipëria në Itali e favorizuar nga marrëdhëniet e konsoliduara të kriminalitetit shqiptar me atë publiez që prej viteve 90 me kontrabandën e cigareve.
Në Puglia grupet kriminale autoktone italiane merren me sigurimin e mjeteve lundruese për trafikimin e drogës e me gjetjen e pikave të ankroimti të tyre e të mbërritjes së drogës, ndërsa grupet e shqiptarëve merren me furnizimin e trafikimin e tyre nga Shqipëria në Itali, por dhe për shitjen e transportin e tyre në Italinë Veriore apo jashtë kufirit italian.
Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2020, janë kryer disa operacione të suksesshme të Antimafias italaine që kanë shkatërruar grupe kriminal shqiptare që përmes Shqipërisë e Italisë menaxhonin trafikimi e sasive të mëdha droge të të gjitha tipeve jo vetëm me treg shitje në Itali por dhe në vende të tjera të Europës. Të tillë janë operacionet e koduara “Kulmi”, “Shefi”, “Lulet e Lindejes”, “Car Sharing”, “Beached”. “Kitchen” etj.
Grupet kriminale shqiptar janë shfaqur mjaft operativ dhe në trafikimin e qenieve njerëzore siç e dëshmon operacioni i koduar “Taken” që zbardhi një organizimi kriminal me qëllim emigracioni klandestinë nga Shqipëria në Angli përmes Zvicrës.
Kriminaliteti shqiptar në Itali shquhet dhe për veprat penale të zhvatjes e kërcënimit të dhunshëm e të grabitjes.