Raporti me Erdoganin? Kryeministri Rama: Nuk jep dot urdhra në Shqipëri
A është një dëshirë e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, mbyllja e kolegjit turk ”Mehmet Akif”? Kryeministri Edi Rama thotë se Erdogan nuk ka ndikuar në vendimin e qeverisë për mbylljen e kolegjit dhe kopshtit turk, teksa shtoi se ai nuk mund të japë urdhra në një vend sovran.
“Këtu në Shqipëri ka shumë institucione që i përkasin të gjithë këtij zinxhiri. Presidenti Erdogan nuk ka dhënë asnjë urdhër dhe nuk jep asnjë urdhër. Nuk e jep dot në një vend sovran.
Nga ana tjetër, ka qenë një kërkesë që është bërë gjithmonë dhe ne ndërkohë, kemi vepruar sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Nuk kemi vepruar sipas opinioneve apo spekulimeve që bëhen këtu, por sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë”, tha në ”Euronews Albania”.