Raporti me Rusinë, BE ”hakëmerret” me Serbinë

Kur bota dënon luftën ruse në Ukrainë, Parlamenti Europian dëshiron që fondet për Serbinë të rishikohen nëse presidenti Vuçiç nuk do të vendosë t’i bashkohet politikës së sanksioneve të bllokut ndaj Rusisë.

“Pengimi i politikës së përbashkët evropiane ka koston e tij politike dhe financiare. Kur bëhet fjalë për koston financiare, Serbia duhet të mendohet mirë sepse në nivel investimesh, vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë investuar 20 herë më shumë sesa Federata Ruse”, tha Tonino Picula, eurodeputet kroat.

Serbia është e polarizuar. Duke qenë se shumica e votuesve kanë simpati për Moskën, presidenti Vuçiç ka pranuar se politikat aktuale të jashtme dhe ato të sigurisë të BE-së nuk janë në përputhje me mandatin elektoral.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrëdhëniet e ngrohta të Beogradit me Moskën dhe Pekinin po kontrollohen me vëmendje si nga NATO ashtu edhe nga Bashkimi Evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?