Raporti nga OSBE-ODIHR për 11 majin, PD: Alarm për abuzime dhe censurë
Raporti i parë i ndërmjetëm i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit u bë publik këtë të martë, ku ngrihej shqetësimi për keqpërdorimin e aseteve publike dhe presionit ndaj punonjësve të administratës, ka ardhur nga kampi blu. Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në PD, Franc Nuri tha se raporti i organizatës që vëzhgon zgjedhjet është alarmant dhe sipas tij i vlerëson si të papërshtatshme kushtet në të cilat do të mbahen zgjedhjet në Shqipëri.
“OSBE thekson se shumica e sugjerimeve për përmirësim të procesit zgjedhor bërë nga kjo organizatë mbeten të pazbatuara. Në këtë logjikë vijojnë problemet e përhershme nën Edi Ramën si ‘keqpërdorimi i aseteve publike për qëllime elektorale dhe presioni ndaj punonjësve të administratës’.
Raporti nuk rri pa përmendur edhe ata me të cilët kryeministri mburret, ‘rrjetet e patronazhistëve’ si formë ndikimi politik. Po ashtu shqetësues paraqitet përdorimi i të dhënave personale në mënyrë të paligjshme, të cilat raporti i quan ‘abuzime’.
Pa e përmendur me emër, por duke nënkuptuar qartësisht kryeministrin, raporti flet për ‘fushatë që karakterizohet nga sulme personale dhe mungesë diskutimi për politika publike’. OSBE-ODHIR prek edhe një plagë të zgjedhjeve, që është mungesa e ndëshkueshmërisë për shkeljet dhe manipulimet zgjedhore, sic është provuar dhe nga dosjet 339 dhe 184.
Raporti thekson se KQZ ka identifikuar dhjetëra shkelje, por shumë pak masa ndëshkuese janë marrë. Prekja e zgjedhjeve, cenimi i vullnetit të qytetarëve do të marrë përgjigje të drejtpërdrejtë, të menjëhershme dhe të merituar. Larg duart nga zgjedhjet”, tha Franc Nuri në deklaratën për media.
KOHA JONË SONDAZH

