Raporti për korrupsionin, OSBE: Keqardhje që trendi pozitiv i vitit 2013 ndryshoi

Pas raportit të Transparency International, ka reaguar prezenca e OSBE-së në Tiranë, ndërsa shpreh keqardhjen për rritjen e korrupsionit në Shqipëri.

Përmes një reagimi në Twitter, Prezenca e OSBE nxit qeverinë që kjo e fundit të hetojë korrupsionin.

“Rezultatet e CPI2017 paralajmërojnë se korrupsioni mbetet një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Prezenca OSBE vëren me keqardhje se trendi pozitiv që nga viti 2013 ndryshoi, dhe nxit për më shumë llogaridhënie nga institucionet publike & hetim të pavarur të korrupsionit. Prezenca e OSBE-së i nxit institucionet publike dhe agjencitë ligjzbatuese të Shqipërisë të vijojnë zbatimin e reformave në drejtësi dhe antikorrupsion, sipas rekomandimeve ndërkombëtare. Ne mbetemi të përkushtuar ta mbështesim Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit”, thuhet në deklaratën e OSBE.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?