Raporti për politikën monetare, BSH: Kursi këmbimit, i stabilizuar

Në raportin e politikës monetare për tremujorin e parë të 2019 eskpertët e Bankës së Shqipërisë kanë bërë një analizë të kursit të këmbimit. Sipas Bankës së Shqipërisë kursi i këmbimit gjatë kësaj periudhe do të qëndrojë i stabilizuar rreth nivelit 124 lekë.

‘Efekti negativ i forcimit të kursit të këmbimit, në nivel mesatar vlerësohet përafërsisht me 0.2 pikë përqindje, gjatë vitit 2018. Në përputhje me kohëvonesat e veprimit mbi çmimet, ndikimi i kursit të këmbimit pritet të kulmojë gjatë vitit 2019 dhe të shuhet më tej’.

Raporti për politikën monetare, BSH: Kursi i këmbimit, i stabilizuar

Ekspertët e Bankës pohuan se inflacioni do të jetë i ulët edhe këtë vit, për shkak të ndikimit që do të ketë kursi i këmbimit. Inflacioni pritet të kthehet në objektivin prej 3% të bankës deri në vitin 2020.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Kursi i këmbimit pritet të jetë më i qëndrueshëm dhe presionet dezinflacioniste të ardhura nga mbiçmimi i tij, pritet të vijnë në rënie. Inflacioni parashikohet të konvergojë në objektivin tonë prej 3% gjatë vitit 2020’

Swiss Digital Mobile Reklama

Kërcënimi i një norme të ulët të inflacionit si rezultat i rënies së çmimit të mallrave të importit për shkak të dobësimit të euros, detyroi Bankën që në qershorin e 2018 të niste planin e blerjes në treg të monedhës euro.Aktualisht euro sipas kursit te kembimit te bankes se shqiperise këmbehet me 124.36 lekë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?