Raporti për TIMS, Gogu: 4 masat që duhen ndërmarrë për të garantuar të dhënat
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, prezantoi sot në Kuvend raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor për Mbrojtjen e të sistemit TIMS.
Në cilësinë edhe të nënkryetarit të këtij komisioni, Gogu renditi rezultatet e hetimit katër mujor e gjithëpërfshirës dhe tha se ky raport nxjerr në pah kontrastin e thellë midis dy qasjeve hetimore: njëra e karakterizuar nga akuza të nxituara dhe tjetra e bazuar në ekzaminim të plotë dhe metodik. Rezultate që siç theksoi ai gjatë fjalës në Kuvend, japin një pamje krejtësisht të ndryshme të kësaj çështje.
Në emër të mazhoranës në këtë komision hetimor, i cili e përfundoi mandatin e dhënë nga Kuvendi, Gogu propozi 4 masa që duhen ndërmarrë.
“Rishikimi i Kornizës Ligjore- Hetimi ynë nënvizon nevojën urgjente për të rishikuar dhe harmonizuar kuadrin ligjor ekzistues që rregullon sistemin TIMS. Konkretisht duhet të trajtojmë:
Ligji nr.8792, datë 10.05.2001 “Për krijimin e qendrës së përpunimit të të dhënave”.
Ligji Nr.71/2016, “Për Kontrollin Kufitar”.
Ligji nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar.