Raporti: Shqipëria vendi më i shtrenjtë, por me pagën mesatare më të ulët

Jetesa në Shqipëri kushton më shumë se çdo vend tjetër i Ballkanit Perëndimor, përveç Malit të Zi. Sipas Numbeo, portalit mbi të dhënat e çmimeve në botë, indeksi i kushtimit në vend përllogaritet në 33.6 për qind, duke lënë pas Serbinë, Bosnjën, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

Paga mesatare në Shqipëri është më e ulëta në Rajon, madje se Kosova. Ajo përllogaritet në rreth 468 euro, shifër kjo gati sa gjysma e asaj që paguhet mesatarisht një i punësuar në Malin e Zi. Situatë e ngjashme paraqitet edhe në pagën minimal.

Shtrenjtimi i çmimeve vijon, pjesa më e brishtë e qytetarëve shqiptarë, pensionistët dhe ata që trajtohen me ndihmë ekonomike do duhet të presin vjeshtën për të parë nëse qeveria do të akordojë një tjetër paketë ndihme për të përballuar jetesën.

 

SHKARKO APP