Raportimi i ngjarjeve të rënda, Lekli: Shpeshherë mediat ngarkojnë emocionalisht shoqërinë

Për psikologen Marsela Lekli, mediat abuzojnë teksa raportojnë lajmet e kronikës së zezë duke mos respektuar dhimbjen e familjes së viktimave.

Ajo tha se këto lajme nuk duhet të transmetohen më shabllon sepse ngarkojnë emocionalisht shoqërinë dhe ndikojnë në një farë mënyrë tek personat që janë të dhunshëm. Sipas Leklit në vendin tonë nuk ka norma respekti dhe se shumëkush rend pas klikimeve dhe bujës që bën një lajm i caktuar.

Shpesh herë është abuzuar. Risjell në vëmendjen e rastin e djalit në Fier që u vra nga komshiu me probleme të shëndetit mendor. Transmetimi shabllon i atij lajmi linte për të dëshiruar, mund ta japësh si lajm, duhet të respektojmë fillimisht dhimbjen e familjes, dhimbjen e të afërmeve. Nuk i kemi fare këto norma respekti. Mjafton që është lajmi, bëhet, merren klikimet, bëhet buja e madhe, por për atë familje që vuan kush mendon. Dikush e bën kronikë të zezë, dikush e zbut pak më shumë. Jam e mendimit që këto lajme nuk duhet të transmetohen më sepse po ngarkojnë shumë emocionalisht shoqërinë, por dhe ndikojnë tek disa persona që janë dhunues.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?