Raportuesja për Shqipërinë në PE: BE duhet të mbajë fjalën, të japë rezultate për qytetarët

Është prezantuar sot progres-raporti i Komisionit Europian për zgjerimin, ku komisioneri Varhelyi tha se shtyrja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë krijuar impakt negative.

Raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos, theksoi rëndësinë e caktimit të një datë për Konferencën Ndërqeveritare, duke nënvizuar se thuhet gjithmonë “muajin tjetër”, por ai nuk vjen kurrë.

“Kam një opinion të qartë. Është bërë e qartë që Bashkimi Evropian duhet ta mbajë fjalën sa i përket negociatave. Duhet të kalojmë në hapa të mëtejshëm. Ata (Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut) kanë punuar por nuk po jepet rezultati. Do të doja të dëgjoja prej jush angazhimin për një datë për Konferencën e Parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithmonë është thënë “muajin tjetër”, “muajin tjetër”, por ai nuk vjen kurrë! Njerëzit kërkojnë rezultate dhe duhet ti japim këto rezultate”, tha Santos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?