Raportuesja për Shqipërinë në PE, Santos: ”Open Balkan” s’ka lidhje me BE

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos në një konferencë për shtyp në përfundim të vizitës në Tiranë, tha se vendi është gati për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

“Në ne PE kemi qenë të qartë, kur kemi thënë se Shqipëria është gati për negociatat. Edhe KE ka konstatuar se Shqipëria është gati për tryezën e parë të negociatave. Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për konferencën e parë”, tha Santos.

E pyetur për ”Open Balkan”, ajo tha se nuk ka lidhje me BE-në. ”Open Balkan është nisme që nuk ka lidhje me BE. Jam e fokusuar në çështjen e integrimit ne BE për Shqipërinë, ashtu siç besoj se duhet të jemi të gjithë dhe në asgjë tjetër”.

SHKARKO APP