Raste me mpiksje gjaku. Sfidon Angela Merkel, ja vaksina që do të marrë sot kancelarja gjermane
Në kulmin e debateve mbi sigurinë, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila duhet theksuar se ka pritur radhën për t’u vaksinuar, ka vendosur të injektojë “AstraZeneca”.
“Kur të jetë radha ime, unë gjithashtu do të vaksinohem me ‘AstraZeneca’”, deklaroi më 31 mars Kancelarja 66-vjeçare, e cila nuk ka përdorur pushtetin për të marrë pa radhë vaksinën dhe që sot ka vendosur ta mbajë fjalën.
Teksa shumica e qytetarëve të thjeshtë e kanë refuzuar vaksinën e Oksfordit, Kancelarja do të ofrojë sot modelin e saj, duke dhënë njëherësh siguri për popullin që pret të imunizohet.
“AstraZeneca” rekomandohet vetëm për personat mbi 60 vjeç në Gjermani. Ky shtet ka pezulluar dy herë përdorimin e vaksinës.