Raste të reja me COVID-19 në Berat, pas ekonomistes, pozitivë dhe dy 2 punonjës të Ujësjellësit

Pas konfirmimit “pozitiv” me Covid-19 të një 36-vjeçareje nga Berati, dy raste të tjera kanë rezultuar pozitivë me virusin vdekjeprurës.

Mësohet se mjekët epidemiologë kryen në mënyrë emergjente tamponët në 20 punonjësit e Drejtorisë së Sh.A. Ujësjellës-Kanalizimeve Berat, ku pacientja e infektuar me koronavirus punonte si Shefe e Financës. Po kështu, tamponet iu morën e dhe familjarëve të saj në fshatin Pobrat në Urë-Vajgurore, ku 36-vjeçarja shkonte shpesh për të vizituar prindërit e saj. Burimet zyrtare pranë Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik në Berat komfirmojnë se nga 20 testimet e kryera në punonjësit e Ujësjellësit të Beratit vetëm dy prej tyre kanë rezultuar “pozitivë”, një person i gjinisë mashkull 56-vjeç dhe një person e gjinisë femër 44 vjeçe.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se tamponët e kryer dy prindërve të saj në fshatin Pobrat të Urës-Vajgurore dhe vajzës së vogël kanë rezultuar “negativë”. Pas hetimit të personave të kontaktit, ditën e djeshme iu janë kryer tamponët edhe 5 personave të tjerë që shoqëroheshin me 36-vjeçaren dhe që kanë rezultuar “negativë”.

Pas mbërritjes ditën e djeshme të rezultatit “pozitiv” me Covid-19 të 36-vjeçares, mjekët epidemiologë të Drejtorisë së Shëndetit Publik Berat filluan hetimin e kontakteve të saj, duke filluar nga familjarët e saj dhe kolegët e punës në Ujësjellësin e Beratit, të cilët iu nënshtruan të gjithë testimit. Po kështu, mjekët epidemiologë po vijojnë me hetimin e rasteve të kontaktit të dy punonjësve të tjerë të Ujësjellësit që rezultuan edhe ata “pozitivë”.

Ekonomistja e Ujësjellësit jeton bashkë me vajzën në një pallat në lagjen “10 Korriku” në Berat, ndërkohë pas konfirmimit të rastit, bashkia e Beratit dezinfektoi banesën e saj dhe zonën përreth.
Ndërkohë që u krye dezinfektimi edhe në çdo zyrë të Drejtorisë së Sh.A. Ujësjellës-Kanalizime Berat. Po kështu, punonjësit e bashkisë kanë kryer pasditen e djeshme edhe dezinfektimin e banesës së prindërve dhe vëllezërve të 36-vjeçares në fshatin Pobrat, ku ajo kishte shkuar shpesh për vizitë. BW

SHKARKO APP