Rastet e reja me Covid në Fier: Raste kontakti edhe nga një fasoneri në Vlorë, 70 të karantinuar

Gjatë 24 orëve të fundit, u regjistruan 71 raste të reja me Covid-19, 6 prej të cilave në Fier.

Ora News informon se 4 raste jane kontakte te pacientëve të cilët kanë rezultuar tashmë pozitiv në fshatin Peshtan.

Një tjetër rast është një 80-vjeçar nga lagja ”15 tetori”, ndërsa po kryehet edhe hetimi epidemiologjik i rasteve të kontaktit të të moshuarit.

Ndërsa një tjetër grua nga lagja ”8 shkurti”, ka rezultuar pozitive dhe mësohet se ka qenë kontakt i afërt me persona që kanë rezultuar pozitiv në një fasoneri në Vlorë.

Deri më tani, pas rasteve pozitive janë futur në karantinë 70 persona, gjëndja shëndetesorë e te cilëve po monitorohet në vazhdimësi.

SHKARKO APP