Rastet e reja me koronavirus në Elbasan, 50-vjeçari ishte në varrimin e vëllait. Kurse i moshuari dyshohet se u infektua nga…

Dalin detaje nga rastet e reja me koronavirus në Elbasan, ky sot u konfirmuan dy persona pozitive të prekur nga COVID 19.

Mësohet se njëri nga të prekurit, është 50 vjecari, shofer i nje kompanie ndertimi ne qytetin e Elbasanit.

Dyshohet se 50 vjeçari e ka marre virusin rreth nje jave me pare ne vdekjen e vellait te tij ku edhe u krye nje ceremoni mortore.

Banoret i ka zene paniku ne fshatin Mengel, pasi thuajse nje pjese e tyre kane marre pjese ne ceremonine mortore.

Rasti i dyte eshte ne lagjen “5 Maji”ne Elbasan, ku pozitiv ka dale nje 84 vjecar. Nje jave me pare niperit e tij jane shtruar ne spital me diarre.

Pas kesaj ka shfaqur shenja te Covid 84 vjecari, i cili dyshohet se mund ta kete marre nga djali i tij, që punonte me dite ne ndertim. Analizat i jane bere edhe 7 anetareve te familjes se tij dhe pergjigjja pritet te dale neser.

SHKARKO APP