Rastet e reja në Korçë, 80-vjeçarja infekton djalin, nusen, mbesën, nipin dhe bashkëshorten e nipit

Ditën e sotme (26 qershor), sipas raportimeve të ministrisë së Shëndetësisë, Korça ka regjistruar 5 raste të reja me Covid-19.

Mësohet se këto raste janë kontakte të zonjës 80-vjeçare e cila u konfirmua dje.

Të infektuarit janë të gjithë familjarë zonjës 80-vjeçare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konkretisht bëhet fjalë për djalin, nusen, nipin, bashkëshortja e këtij të fundit edhe mbesa e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, dy pacientë humbën jetën brenda 24 orëve të fundit pozitivë me koronavirus, ndërkohë raportohen për 77 raste të reja.

Në vendin tonë aktualisht janë 920 persona aktivë me Covid-19..

Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 87 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?