Rastet e reja ulen ndjeshëm, 9 viktima dhe 141 infektime në 24 orë

Ndonëse rastet e reja janë ulur ndjeshëm, nuk mund të themi të njëjtën gjë për viktimat. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit betejën me virusin vdekjeprurës nuk e kanë fituar 9 pacientë dhe numri i jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë shkon në 2283. ”4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi,1 qytetar nga Devolli, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 65-82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-informon Ministria.

Po ashtu në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2334 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 141 qytetarë. ”34 raste në Tiranë, 16 raste në Shkodër, 9 raste në Gjirokastër, 6 raste në Durrës, Vlorë, 5 raste në Fier, Devoll, 4 raste në Elbasan, Lushnje, Skrapar, 3 raste në Kavajë, Sarandë, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe, 2 raste në Krujë, Has, Mirditë, Tropojë, Përmet, Divjakë, Selenicë, Dropull, 1 rast në Kurbin, Korçë, Kukës, Lezhë, Rrogozhinë, Librazhd, Tepelenë, Belsh, Gramsh, Kuçovë, Finiq, Patos, Cërrik, Këlcyrë”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 604 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 95,035 që nga fillimi i epidemisë. Në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 256 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”,-mbyllet njofitmi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Statistika (06 Prill 2021)

Raste të reja ditore 141
Të shëruar në 24 orë 604
Të shtruar në spitale 256
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 2334
Testime totale 575,055
Raste pozitive 126,936
Raste të shëruara 95,035
Raste aktive 29,618
Humbje jete 2283

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 20978
Fier 2556
Durrës 1233
Gjirokastër 1229
Shkodër 1028
Vlorë 743
Korçë 737
Kukës 346
Dibër 337
Elbasan 243
Lezhë 134
Berat 54

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?