Rastet e shtuara të zjarreve, policia e Durrësit në gatishmëri

Rastet e zjarreve të shtuara në këtë fund shtatori, kanë detyruar policinë të rrisë gatishmërinë në Qarkun e Durrësit. Shefi i Rendit në policinë e Durrësit, Bajram Mara kërkoi mbështetjen e popullatës në shuarjen e zjarreve.

Tre raste zjarresh me tre të ndaluar janë shënuar këto ditë në Krujë, Shijak e Durrës. Në të tre rastet, këto zjarre kanë qenë me pasoja, ku në Sukth janë djegur dy kavaleta bari dhe janë rrezikuar disa shtëpi; në fshatin Murqinë, Bashkia Krujë, është dëmtuar linja hekurudhore; dhe në Njësinë Administrative Gjepalaj, janë djegur një sipërfaqe e mbjellë me ullinj.

Në terren janë angazhuar për parandalimin e zjarrvënies, si dhe për evidentimin e autorëve, edhe agjentët e Policisë Kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e banorëve për të parandaluar zjarrvënien, dhe i fton ata të denoncojnë në kohë në numrin 129 dhe 112 çdo rast sado të vogël të shkaktimit të zjarrit në toka bujqësore, kullota apo pyje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?