Rastet në Kavajë me Covid-19, familjarët dhe zona në karantinë
Harta me të prekur nga Covid-19 në Shqipëri, dje u shtua me Kavajën, ku dy raste dolën me virusin. Ato ishin pjestar të një familje babë e bir, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin Infektiv ku po marrin shërbimin e duhur mjekësor. Lagjia numër 5 në Kavajë ku banojnë edhe dy të konfirmuarit me koronavirus, është futur në karantinë. Mësohet se asnjë nga familjarët e dy të infektuarve nuk ka shfaqur simptoma dhe vijojnë të jenë të vetëizoluar në shtëpitë e tyre. Bashkia dhe spitali në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë marrë masat e duhura duke bërë dizinfektimin e rrugëve dhe lagjeve të qytetit.