”Rasti Berisha ka futur në mendime PS”, Minxhozi: Kërcënimi i Ramës me zgjedhje të parakohshme jo rastësi
Analisti Skënder Minxhozi thotë se beteja me drejtësinë nuk do ta largojë Sali Berishën nga politika pasi Rithemelimi vazhdon të identifikohet me të. I ftuar në emisionin “Real Story”, analisti theksoi se tronditjen që ka marrë Berisha ka futur në mendime të thella edhe maxhorancën.
“Mendoj se ne i kemi dhënë një përgjigje pak të ndryshme idesë fillestare, rënia e një lideri politik dhe nuk është prej shumë kohësh. Këtu ose je ose nuk je në sensin që çfarë kemi sot si fotografi në atë që quhet PD.
Kemi një kryetar të vogël zyrtar, i cili vlen 40 mijë vota në zgjedhjet më të fundit dhe që ka një peshë politike shumë të vogël për momentin, që vjen vërdallë me disa aktivitete komplet të stisura dhe nuk është aty në zhvillimet më kyçe politike. Çfarë është PD sot? Porcioni më i madh i PD-së sot identifikohet me Sali Berishën.
Çfarë do të thotë shkresa e sotme e Altin Dumanit që e fut Berishën në shtëpinë e vet dhe nuk e lë të dalë? Do të thotë dhe ikja e tij de jure dhe de facto nga kjo copë e madhe PD, e cila vlen 400 mijë vota? Mendoj se jo sepse Rithemelimi vazhdon të identifikohet me doktorin, nuk pranojnë t’i përgjigjen edhe kur ai ishte jashtë nëse do të jetë kandidat për kryeministër në 2025, dhe ee kamuflonin. Mund të jetë dikush tjetër por që do të jetë lider i kësaj cope të partisë, nuk besoj se kjo e sotmja e ndryshon këtë realitet”.