Raundi i I Presidencialeve – Franca voton sot mes pasigurisë dhe frikës së terrorizmit
Franca zhvillon sot raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, në një klimë të rënduar shkaktuar nga aktet terroriste.
Klima i ka sjellë avantazhe kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, e cila është akuzuar se po e shfrytëzon sulmet terroriste.
Francezët janë skeptikë nëse kandidatët do të arrijnë të mbajnë premtimet elektorale apo do zgjidhin çështjet për të cilat kanë dhënë garanci.
Vrasja e një efektivi të policisë nga një militant i dyshuar i Shtetit Islamik të enjtën e 20 prillit e vendosi sigurinë kombëtare në krye të axhendës politike franceze.
Liderja e Frontit Nacional Marine Le Pen ka premtuar ashpërsim të kontrolleve kufitare dhe zhdukjen e terrorizmit islamik nëse ajo zgjidhet presidente e vendit.
Sipas sondazheve në raundin e parë të Presidencialeve do të dalë fitues Makron, i pasuar nga Marine Le Pen.
Megjithatë këto janë zgjedhjet e para që nuk kanë një kandidat mbi të tjerët, pasi diferencat mes 4 garuesve janë të vogla.
Masat e sigurisë janë shtuar, veçanërisht Parisi është blinduar.
50 mijë policë dhe 7 mijë forca ushtarake do të angazhohen në mbarë vendin.