Raundi i parë për Presidentin, Dervishi: No name, no face, no number

Sot në orën 17:00 do të mbahet seanca e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri, por pa kandidatë. Ndaj dhe ironitë për këtë proces nuk kanë munguar.

Gazetari Lutfi Dervishi, ka shkruar këtë fjalë në një postim në facebook. ”Raundi parë i zgjedhjes së Presidentit: no name, no face, no number”.

Pas këtij raundi të parë, Kushtetuta parashikon edhe 4 raunde të tjera votimi. Për zgjedhjen e Presidentit në tre votimet e para kërkohet një shumicë e cilësuar prej 84 votash, që imponon konsensus me opozitën.

Dy raundet e fundit kërkojnë shumicë të thjeshtë me 71 vota, që i jep mundësinë mazhorancës socialiste të votojë sipas dëshirës.

SHKARKO APP