RD fliste për përjashtim, Noka: Temperamentin e Azemit e ka përkufizuar shumë mirë Berisha
I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha se Azem Hajdari është një hero i demokracisë.
Gazetarja e pyet ish-deputetin nëse ka reflektuar PD pas 21 vitesh, sa i përket përjashtimeve nga grupit, teksa i kujton edhe kohën kur pak para vdekjes Rilindja Demokratike fliste për përjashtimin e Azem Hajdarit.
Beti Njuma: Titulli i RD-së së kohës është “Të përjashtohet Hajdari nga grupi parlamentar”. Kërkohet të përjashtohej Azem Hajdari. Ka reflektuar PD pas 21 vitesh?
Flamur Noka: Unë e mbaj mend këtë periudhë. Azem Hajdarin, temperamentin e tij e ka përkufizuar shumë mirë Sali Berisha. Për PD me të gjithë ecejaket Azem Hajdari është një hero i demokracisë, lider i lëvizjes studentore ’90 , kryetar i Komisionit nismëtar të krijimit të PD. Është një njeri me kontribute madhore të pashlyera jo vetëm për PD, por për Shqipërinë. PD e përkujton dhe do ta përkujtojë gjithmon sepse e meriton.
Beti Njuma: Hila e ka kaluar PD fazën e përjashtimeve?
Dritan Hila: Mos më fut të merrem me historinë e PD-së sepse është një çështje e brendshme e tyre. Mua PD më intereson deri në momentin e impaktit që ka tej shqiptarët. Se si zgjidhen ata kjo nuk më intereson mua. PD ka një handikap të madh që ende nuk po arrin të krijojë impakt.
KOHA JONË SONDAZH

