“Reagimi i Arta Markut, si ai burri që kapet me dashnoren dhe ankohet për cenimin e privatësisë”

Faqja e njohur satirike në Facebook, Lolita ka ironizuar qëndrimin e Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku, pas publikimit të përgjimeve nga gazeta “Bild”.

Në deklaratë për mediat, Arta Marku nuk shqetësohej për faktin se dosja 339 ka dy vite në prokurori dhe s’ka asnjë hetim dhe ndëshkim për vjedhjen e zgjedhjeve ku përmenden politikanë të lartë, por kërcënonte se do burgoste ata që nxorën në media detajet e dosjes.

Për këtë paradoks Lolita shkruan: “Ky indinjimi i Arta Markut për nxjerrjen e sekretit hetimor…është njëlloj si të gjesh burrin me dashnoren në dhomën tënde të gjumit dhe ai të ankohet për cenim privatësie!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?