Reagimi, Ylli Ndroqi përgënjeshtron mediat online: Nuk kam asnjë lidhje me Hotel Dajtin

 

Presidenti i RTV Ora News Ylli Ndroqi përgenjeshtron lajmet për përfshirje të tij në partneritet me Behgjet Pacollin në çështjen e Hotel “Dajtit”.

Në një deklaratë publike, Ndroqi ka hedhur poshtë lajmet e botuara kryesisht në median online për një përfshirje të mundshme në këtë çeshtje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk kam asnjë lidhje me Behgjet Pacollin në çështjen Hotel Dajti. Lajmet e publikuara nga media online janë të pavërteta” thuhet në deklaratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zoti Ndroqi kërkon nga media që të verifikojë të gjithë të dhënat që ka në dispozicion dhe të gjejë qoftë edhe një kontratë të vetme lidhur me këtë çeshtje që nuk ka qënë dhe as nuk do të jetë në interes timin, sqaron zoti Ndroqi.

“Behgjet Pacollin e kam mik por nuk kam asnjë marrëdhënie biznesi me të”, sqaron presidenti i RTV Ora News dhe kompanisë Yldon Group.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?