Reagojnë njerëzit e njohur për humbjen e djalit të Flutura Açka

Miqtë e mi,

Mbrëmë, në një orë të vonë të natës, u nda nga jeta Biri im i vetëm, Jerin van den Brink, në të tetëmbëdhjetat e tij, prej një sëmundjeje shumë të rrallë, nga e cila vuajti kohët e fundit. Nuk është e lehtë për një nënë ta lyejë bojën me të zezë për të tillë lajm, as ta pranoj humbjen e qenies më të dashur që pata, dhe kam, mbi këtë dhé. Me drojën se nuk do të mësohem kurrë me mungesën e tij, uroj të dëgjoj vetëm lajme të mira prej jush. Sipas dëshirës së Jerinit, ceremonia e lamtumirës do të mbahet me një rreth të ngushtë familjar e shoqëror në Utrecht të Holandës, ku im Bir jetonte prej disa vitesh, pas një fëmijërie të gjatë në Shqipëri. Për miqtë e mi në Shqipëri, do të jem në Atdhe përgjatë muajit qershor.

Flutura

Swiss Digital Desktop Reklama
Image may contain: 1 person, eyeglasses and closeup
Në foto: Jerini ishte djali i vetëm i shkrimtares së njohur.

Swiss Digital Mobile Reklama
Pas lajmit të ndarjes nga jeta të djalit të Flutura Hacka, ka reaguar diplomati, historiani dhe shkrimtari Mal Berisha në një status:
Mal Berisha:Histori poetesh shqiptarë! Dhimbje, humbje e më të dashurve, fëmijëve!?

Histori poetesh shqiptarë! Dhimbje, humbje e më të dashurve, fëmijëve!?
Jeronim De Rada humbi djemtë sa ishte gjallë, Ali Podrimja humbi Lum Lumin, Visar Zhiti, Ationin dhe ja Flutura Açka, Jerinin. 
Poetë! Jeni rracë më vete! Vini në këtë botë për të ndarë me ne dashurinë, forcën, moralin, pasionin, dijen… Por nuk harroni ta bëni këtë edhe për Dhimbjen, dhimbjen e prindit.
Flutura! Zoti të dhëntë forcë për ta përballuar këtë humbje!
Krejt cfarë mund të bëjmë është të shprehim simpatinë dhe ngushëllimet e lutjet tona. 
Mali e Donika

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?