Reagon Bashkia Shkodër: Nuk pati shpërthim gazi në shkollë, ja çfarë ndodhi
Bashkia Shkodër ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur ditën e sotme në shkollën ‘Ndre Mjeda’ të qytetit ku u raportua se në ambientet e brendshme të këtij institucioni ka shpërthyer një bombul gazi që përdorej për ngrohje. Sipas Bashkisë nuk bëhet fjalë për shpërthimin e një bombule, por për prishje të çelësit të furnelës, kjo për shkak të përdorimit jo të duhur të rregullt të ndezjes së stufës së gazit.
Po sipas Bashkisë, nga Drejtoria e shkollës jemi njoftuar me kërkesë për zëvendësimin e furnelës dhe është zëvendësuar sot paradite.
‘Ngrohja me gaz mbetet shqetesim. Çdo vit po zëvendësojmë ngrohjen me gaz nëpër shkolla, një trashëgimi e keqe. Shkolla “Ndre Mjeda” është ndër ato shkolla që është projektuar për t’u zëvendësuar.
Në vitin 2015 kemi patur 53 shkolla që furnizoheshin me gaz. Në vitin 2020 falë punës së Bashkisë Shkodër ky numër është reduktuar në 18.-shkruhet në reagim.
© SYRI.net