Reagon Cubi: Enkelejd Alibeaj gënjen!

 

 

Pas reagimit të PS në lidhje me akuzat e PD, ka reaguar edhe vetë Martin Cubi, i cili ka sqaruar situatën për të cilëm PD e akuzon për vrasës. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Cubi sqaron se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi është sulmuar nga një person me thikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej në sqarimin e tij, Cubi thekson është është shpallur i pafajshëm nga gjykata e Shkodrës në një kohë kur vetë Alibeaj ka qenë ministër i Drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reagimi i plotë.

Enkelejd Alibeaj pa pikë turpi dhe I bindur dhe   ai vetë  se po gënjen merr  guximin  të dizinformoje publikun.

Lidhur  me deklaratën e pavertetë  të  bërë nga z Alibejaj ,  ndërsa më akuzoi  si kriminel, bandit dhe person me rrezikshmeri të lartë,  e shikoj të  arsyeshme të informoj mediat dhe  opinionin publik për të vërtetën që duhet të dine te gjithe.

Asnje  qytetar I këtij vendi nuk më njeh si përson  me rrezikshmeri  shoqërore, por përkundrazi  duke qënë prej  15  vitesh  kryetar I komunës Pult në Dukagjin, një zonë që persekutohej nga Partia Demokratike pasi votonte majtas,  kam qëndruar pranë  komunitetit  ne zgjidhjen e halleve të tyre te perditshme.

Nderkohe e verteta  për atë që gënjeshtari Alibeaj më quan “vrasës”,”bandit”,  është kjo : Më datën 27 Prill të vitit 2009, pak metra larg  spitalit Rajonal të Shkodrës,  jam goditur rëndë me thikë  në pjesën e qafës. Në kushtet e vetëmbrotjes kur agresori  tentoi të me  godiste serish me thikë  kam nxjerr armën që mbaja me leje  dhe kam qëllluar në drejtim të autorit, I cili për fat te keq humbi jetën. Unë kam shpëtuar nga kjo ngjarje vetem falë faktit që ndodhesha fare pranë spitalit ku ndihma ishte e menjehershme, pasi plaga ishte shume serioze.

Lidhur me këtë ngjarje  Gjykata e Rrethit Gjygjesor Shkodër   dhe Gjykata e Apelit Shkodër  në kohën kur  Ministër I Drejtësisë  ishte vete Z. Enkelejd Alibeaj  , më kanë shpalluar  të pafajshëm  pasi  ajo ka ndodhur në  kushtet e vetembrojtjes ekstreme. Kam sherbyer per 15 vjet si kryetar I Komunes Pult, I mandatuar nga vota e banoreve te kesaj zone, 8 vite prej te cilave ne qeverisjen e PD-se. Sikur te isha vertet ashtu sic shpreheni sot Z. Alibeaj, bazuar edhe ne ligjin e shtetit shqiptar por dhe ne mentalitetin hakmarres qe PD ka ndaj kundershtareve politike, jam I sigurte qe nuk do me kishit kursyer qofte nga shkarkimi por dhe nga denimi nese do isha fajtor.

Kjo deklaratë e juaja  z Alibejaj me jetp te drejten t’ju keshilloj te gjeni  një avokat të mirë për ti dalë për zot këtyre  shpifjeve.

Me respekt

Martin Cubi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?