Reagon djali i Spartak Brahos: Policia gënjen, do t’i ndjek penalisht

 

Arbër Braho, zv.kryetari i bashkisë së Durrësit dhe djali i deputetit socialist Spartak Braho, ka reaguar ndaj kallzimit që është bërë ndaj tij nga ana e policisë rrugore, me pretendimin se nuk i ëhstë bindur urdhrave të policisë.

A.Braho ka mohuar të jetë proceduar penalisht.

Ai kërkoi një ballafaqimi me punonjësin e policisë që e ka kallzuar dhe deklaroi se pretendimet e policisë rrugore janë të pavërteta.

Brahjo u shpreh se nëse nuk ia faktojnë shkeljet, ai do të kërkojë ndjekje penale ndaj personave përgjegjës.

Braho e mbyllte deklarimin e tij duke thënë se nuk i ka shkelur rregullat e qarkullimit dhe e ka konsideruar si të pavërtetë njoftimin se nuk i ka ndaluar policisë.

SHKARKO APP