Reagon Dritan Leli pas videos ku u tha se ishte me kunatin e Bashës: Skenarë i qëndisur
Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, i është përgjigjur përmes një postimi në facebook aludimeve të disa mediave, të cilat kanë shfaqur një video ku pretendojnë se ai po zhvillon një bisedë me kunatin e kryedemokratit Lulzim Basha.
Kryebashkiaku Leli thekson se kjo është e pavërtetë, dhe rezulton një skenar i qëndisur, pasi personi me të cilin ai po shkëmben një bisedë në video-n e publikuar është pedagogu vlonjat Idlir Dervishi.
Reagimi i plotë i Lelit
Për të gjithë ata që nxjerrin çfarë duan e nuk shohin çfarë nxjerrin, me gjithë skenarët e qëndisur, më duhet të them se në videon e publikuar nga media, ndërkohë që është duke u zhvilluar Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, jam duke biseduar me inxhinierin e pedagogun vlonjat Idlir Dervishi, në oborrin e Akademisë së Arteve, pranë Universitetit Politeknik, ku Idliri punon! Kunatin e Lulit, as nuk e kam parë, as nuk e kam takuar ndonjëherë në jetë.