Reagon Eni Çobani, pas lajmit për shoqërimin e saj në polici

Ditën e sotme është shpërndarë me shpejtësi një lajm ku thuhej se
juristja e njohur Eni Çobani është shoqëruar në komisariatin e Gjirokastrës.

Kjo pasi Çobani ka pasur në seancë gjyqësore me nusen e klientes së saj dhe kjo e fundit u raportua se e kishte denoncuar.

Mirëpo, juristja Eni Çobani e ka mohuar një gjë të tillë, përkundrazi ajo ka bërë të ditur se në Gjykatën e Apelit është zhvilluar një seancë normale dhe nuk ka pasur asgjë nga ato që flitet nëpër media, shkruan Gazeta Shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eni Çobani e ka quajtur skandaloze një gjë të tillë, ndërsa thekson se po kthehet në Tiranë dhe se nuk ka pasur asnjë shoqërim në komisariat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?