Reagon IKMT: Do të prishim 33 objekte tek Unaza e Re
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka reaguar zyrtarisht tre orë pasi ka nisur operacionin e shembjeve në Unazën e Re dhe përplasjen e fortë me banorët nën mbrojtjen e Policisë.
Përmes një shënimi në Facebook, IKMT njofton nisjen e aksionit për prishjen e banesave tek Astiri.
Reagimi i plotë i IKMT-së
IKMT nis aksionin tek “Astir”
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mengjesin e sotëm prishjen e një sërë objektesh në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, Loti I. Janë 33 objekte që do të prishen, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjërat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit. Objektet variojnë nga një deri në katër kate. IKMT mbështet në këtë aksion nga policia e shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

