Reagon kryeministri Rama për protestën: Janë një pakicë e çartur, mua më mban populli që më ka votuar!
Ndërkohë që protesta qytetare, me mijëra vetë, po vazhdon para kryeministrisë dhe ku zien mllefi e revolta ekonomike ndaj qeverisë, ka reaguar në facebook kryeministri Edi Rama.
Ai shkruan: “Sa për fuqinë e popullit unë jam në këtë detyrë pikërisht falë asaj fuqie, e cila nuk ka lidhje me pakicen që shan (në Bulevard), mallkon, abuzon, paturpesisht fare, duke akuzuar papushim për vjedhje pa piken e turpit, tamam me logjiken e hajdutit që çdo gjë dhe çdo njeri e lidh me vjedhjen, ndërkohë që po të ishte për të vjedhur mbante të tjerë këtu në vendin tim fuqia e popullit! Jo mor jo, do s’do kjo pakicë e çartur, nuk janë të tërë hajdutë dhe nuk janë të tërë sharlatanë. Po ka edhe ndryshe, kështu që vazhdoni protesten tani se unë kam detyrë të mbroj popullin nga pasojat e luftës, jo ata që flasin përçart në emër të tij!”, shkruan Rama.




KOHA JONË SONDAZH

