Reagon Kryeministria: Rama në SHBA për gëzim familjar, jo për pushime

 

Pas lajmit të publikuar nga portali opinion.al te Blendi Fevziut për vizitën e Ramës në SHBA ka reaguar dhe Drejtoria e Komunikimit në Kryeministri. Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se Rama ndodhet në SHBA për një gëzim familjar.

“Kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten do të kalojnë tre ditë në SHBA, të ftuar për të marrë pjesë në një gëzim familjar të miqve të familjes së tyre. Çdo koment tjetër mbi këtë udhëtim është spekulim”,– thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë ditës së pardjeshme, Portali i analistit dhe drejtuesit te emisionit "OPINION", Blendi Fevziu shkruan se Edi Rama eshte nisur per ne Majami (SHBA). Sipas Opinion.al: Kryeministri Edi Rama do të pushojë disa ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Burime të besueshme i thane Opinion.al se Edi Rama do të pushojë pak ditë në Majemi të Shteteve të Bashkuara së bashku me familjen e tij. Nuk dihet nëse do të jetë edhe djali i vogel Zaho dhe femijët e tjerë të familjes, por dihet që ai do të shoqërohet nga bashkëshortja. Po ashtu nuk bëhet e ditur se kush është pritësi i Kryeministrit, megjithëse cifti Rama do të jetë edhe në shoqërinë e njerëzve të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Majemi eshte një prej 4 destinacioneve më të rëndësishme në SHBA. Aktualisht atje klima është e ngrohtë dhe mund të dalësh lirshëm në plazh. Perveç kësaj Majemi është një destinacion shumë i rëndësishëm kulturor. Nuk dihet nëse Kryeministri do të hapë edhe atje ndonjë ekspozitë personale".

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?