Reagon ministri Balla për drogën në repartin ushtarak: Goditje më të forta po vijnë!
“Lufta kundër kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike do të jetë sistematike. Shqiptarët presin një pastrim të territorit tonë nga kultivimi i paligjshëm i bimëve narkotike. E përgëzoj sot Policinë e Shtetit, e cila si asnjëherë më parë ka angazhuar në këtë mega-operacion kombëtar më shumë se 6000 forca policie dhe 75 dronë të cilësisë së lartë. Deri në këtë moment janë arrestuar 12 persona, mes tyre dhe punonjës të shtetit dhe 10 të tjerë të proceduar penalisht, asgjësuar deri sot në mëngjes mbi 17 mijë bimë cannabis sativa, si dhe janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash si dhe armë e sende të tjera të kundërligjshme. Kultivimi i paligjshëm i kanabisit ka qenë një burim financash për organizatat kriminale. Ky burim duhet shuar përfundimisht. Goditje të tjera më të forta po vijnë”, shkruan ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në reagimin e tij.