Reagon ministri i Brendshëm për atentatin në Shkodër

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka reaguar pas masakrës me 3 viktima që ndodhi një ditë më parë në Shkodër, ku humbën jetën 23-vjeçari Hamza Lici, 32-vjeçari Arlind Bushati dhe një grua, e cila udhëtonte me motor me bashkëshortin e saj, pasi u përplas nga makina e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.

Ndërsa u pyet nga gazetarët ditën e sotme, Hoxha deklaroi se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete në lidhje me ngjarjen.

Dje të gjitha forcat e Policisë së Shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve. Ata janë atje për të bërë detyrën e tyre. Shumë shpejt do të kemi një rezultat konkret në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur dje”, tha ministri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?