Reagon MPJ: Dënojmë sulmin terrorist në Ankara

 

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me sulmin terroriste të mëngjesit të sotëm në Ankara të Turqisë.

Përmes një komunikate për shtyp, MPJ dënon sulmin terrorist ndërsa shprehen ngushëllimet edhe për popullin dhe qeverinë turke.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon sulmin e sotëm terrorist të ndodhur në Ankara të Turqisë, me pasojë humbjen e jetëve të civilëve të pafajshëm. Shprehim ngushëllimet e thella dhe u gjendemi pranë popullit dhe qeverisë turke në këto momente të vështira duke uruar shërim të shpejtë për të plagosurit dhe tejkalimin e kësaj situate”, thuhet konkretisht në deklaratën e MPJ-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?